Arbëri

Në vitin 2018, shtetit do t’i kushtojnë 100 milionë euro për pagat e 36 mijë veteranëve

Descriptive Text

Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në “Puls” të KTV-së ka thënë se në bazë të listave të veteranëve kanë siguruar buxhet për të gjitha kategoritë e dala nga lufta.

“Për pensionet dhe mbështetjen që kërkohet në bazë të ligjit për kategoritë e dala nga lufta është 100 milionë euro për vitin 2018. Në regjistrat tonë janë rreth diku rreth 36 mijë persona të këtyre kategorive që do të paguhen me rreth 100 milionë euro”, ka thënë ai.