Arbëri

Sa pensionistë i ka Kosova

Sonte në “Puls” u diskutua për problemet sociale dhe problemet brenda Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se janë mbi 121 mijë qytetarë janë në listat që paguhen për pensionet bazike.

“Kurse numri i pensionistëve kontribut pagues është 43 mijë, që në total i bien rreth 170 mijë pensionistë kontribut-pagues dhe të moshës janë përfitues të pensioneve”, ka thënë Reçica.

Ministri ka treguar se nga 407 milionë euro sa i ka buxhet kjo Ministri, mbi 395 milionë euro harxhohen për skema sociale dhe pensionale.

“Pra kjo është shqetësuese për mua sepse mbi 96% e buxhetit harxhohet në skema për ndihma dhe pensione”, ka thënë Reçica përcjell Koha.net. “Vetëm në asistencë sociale i kemi 25 mijë familje me 105 mijë qytetarë”.