Arbëri

Nuk mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, munguan shumë anëtarë të saj

Ka dështuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit, pasi që munguan disa anëtarë të saj. Mungesa e tyre ka bërë që të shtyhet mbledhja e kryesisë për një ditë tjetër, raporton KTV.

Sipas kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, një pjesë e anëtarëve janë jashtë vendit, prandaj nuk kanë mundur të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Në këtë mbledhje në rendin e ditës ndër të tjera, ishte paraparë të vendoset për interpelancën ndaj kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.