Arbëri

Myftiu Tërnava në Mekë, në konferencën e Ligës së Botës islame

Descriptive Text

Naim Tërnava, myfti i Kosovës, me bashkëpunëtorë, me ftesë të Ligës së Botës Islame (MWL) po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Rrymat ideologjike ndërmjet lirisë së shprehjes dhe bazamenteve të sheriatit (ligjit islam)” , që po mbahet në Meke, njofton kumtesa nga BIK, transmeton koha.net.

Konferenca, e organizuar nga Liga e Botës Islame, ka filluar dje. Në të, nga Ballkani, po marrin pjesë edhe Shqipëria e Kroacia.

Gjatë ditës së parë të Konferencës, Tërnava pati takime me dijetarë dhe personalitete të Botës Islame nga të cilët kërkoi bashkëpunim dhe njohje të shtetit të Kosovës nga ana e disa shteteve arabe dhe islame që deri më tani nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Konferenca i mbyll punimet nesër.