Arbëri

KFOR: ROSU mund të lëvizë në gjithë Kosovën

Foto: Koha / ilustrim

Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Giovanni Fungo, ka thënë se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës mund të lëvizin nëpër gjithë Kosovën pa leje të KFOR-it, transmeton Koha.net.

Fungo për gazetën ‘politika’ të Beogradit ka thënë se kjo është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit.

"Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ndërmjet Beogradit e Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara të kërkojnë leje për lëvizjen e forcave të tyre policore nëpër gjithë territorin e Kosovës", ka thënë Fungo.

Gjenerali italian ka thënë se nëse mandati i Forcave të Sigurisë Kosovës evoluon ashtu si po propozon Prishtina, përkatësisht nëse FSK bëhet Ushtri, NATO duhet ta shqyrtojë nivelin e përkushtimit të vet, sidomos në ndërtimin e kapaciteteve të veta.

Fungo ka thënë se është pakësuar numri i incidenteve ndëretnike në Kosovës dhe se ushtarët e KFOR-it mbikëqyrin vetëm Manastirin e Deçanit ndërsa objektet tjera kishtare janë nën mbikëqyrej të Policisë së Kosovës.