Arbëri

Mjekët shqiptarë dhe serbë takohen në Mitrovicë

Mjekët shqiptarë dhe serbë do të takohen sot për herë të parë pas luftës në një konferencë për media.

Konferenca me temë "Marrëdhëniet ndëretnike dhe shëndetësia në Kosovë", do të fillojë në ora 11:00. Në panel pritet të marrin pjesë pesë mjekë të njohur shqiptarë dhe pesë mjekë serbë.