Arbëri

“Kushte më të mira për të burgosurit”

Është përuruar Qendra e Paraburgimit në Prishtinë.

Me këtë rast u theksua se është objekt me standarde të larta, i cili do të ofrojë kushte më të mira për të burgosurit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se do ta ngritin nivelin në burgje dhe të mos lejojnë gjëra të këqija në burgje.

Ai shtoi se për të siguruar kushte sa më të mira për të burgosurit kanë hapur qendra të paraburgimit si kjo e sotme.

Ndërsa, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se ky objekt është me standarde të larta i ndërtuar me mjete të buxhetit të Kosovës.

Qendra e paraburgimit ka kushtuar 6.7 milionë euro.