Arbëri

Acarimi i raporteve të Turqisë me Perëndimin rrezikon bashkëpunimin në Ballkan

Pas keqësimit të raporteve të vendeve perëndimore me Rusinë, që kishte ndodhur para disa vitesh, për shkak të agresionit rus në Ukrainë dhe aneksimit të një pjese të territorit të këtij shteti, pakkush kishte pritur se vendet kryesore europërendimore do t’i keqësojnë në këtë masë edhe raportet me Turqinë.

Këto ditë presidenti i Turqisë, Erdogan, dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë dërguar një varg kritikash dhe, siç kuptohen nga këto vende edhe “fyerjesh” ndaj Gjermanisë dhe Holandës, vende që e kanë Turqinë edhe aleate në NATO, shkruan sot Koha Ditore.

Sjelljen e këtyre dy vendeve Erdogan e ka quajtur “fashiste”, duke nxitur reagime të ashpra në BE, ku një retorikë e tillë nga Turqia është quajtur si dëshmi se ky shtet “e ka humbur arsyen”. Erdogan mund ta ketë këtë retorikë si pjesë të fushatës së brendshme në prag të referendumit për rritjen e kompetencave të presidentit, por ajo edhe më shumë e ka larguar Turqinë e udhëhequr nga ai nga mundësia për integrim në BE.

Turqia është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe negociatat e saj nuk kanë shkuar sipas planit. Ajo i kishte nisur negociatat qysh në vitin 2005, ndërsa deri tash ka hapur vetëm një numër të vogël të kapitujve dhe pakkush beson se ky shtet mundet fare të bëhet anëtar i BE-së. Kroacia i kishte hapur negociatat të njëjtën ditë kur edhe Turqia dhe ajo tash e katër vite është anëtare e Bashkimit Evropian. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.