Arbëri

SBASHK-u: Mësuesit s’kanë pritur këso ofendimesh nga Haradinaj

Descriptive Text

SBASHK-u ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se me paraqitjet e tija publike po e lëndojnë figurën e mësuesit dhe po e zhvlerësojnë punën nëpër dekada e vite duke deklaruar, pa bërë analiza nga ekspertët, se gjendja në arsim është shumë e keqe.

“Kryeministër mësuesit kanë pritur mesazhe mobilizimi nga ju e jo ofendime. Kryeministër nuk është mirë të lëndohet personaliteti i mësuesit sepse këta njerëz me përkushtim punuan dhe ishin kthyer në digë për mbrojtjen e arsimit shqip nga sulmet e pushuesit serb në vitet më të vështira të Kosovës”, thuhet në reagim.

SBASHK, në këtë reagim thotë se do që të përkujtojë kryeministrit Haradinaj se shkollave iu mungojnë mjetet elementare të punës dhe se asgjë në arsimin e Kosovës nuk mund të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorëve të arsimit dhe sindikatës së tyre.

“I nderuari kryeministër nuk është mirë që të deklaroheni se nuk mërziteni për paralajmërimet për greva nga SBASHK-u. Në vend të kësaj është më mirë të bisedohet me ta dhe me sindikatat tjera sepse kundër rritjes 4 % janë mësimdhënësit, po se po, por edhe gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe kjo është artikuluar përmes sindikatave të tyre në BSPK”, thuhet më tej në reagim.

Haradinaj, sipas SBASHK-ut, me deklaratat e tija, po i dërgon mësimdhënësit drejt grevës.

“SBASHK-u është unik dhe di të bëjë greva i nderuari kryeministër, por atyre u ka ikur shpesh duke i dhënë përparësi zgjidhjes së çështjeve të ngritura përmes dialogut”, thuhet në reagim.