Arbëri

Jevtiq: Lista Serbe nuk do të votojë për Ushtrinë e Kosovës

Foto: Koha

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë për edicionin serb të Zërit të Amerikës, se Lista Serbe nuk do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës, ndërsa lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, kjo Listë do të jetë e përmbajtur.

“Lista Serbe ka qëndrim shumë të qartë lidhur me transformimin, përkatësisht për atë që po quhet formim i Ushtrisë së Kosovës. Ne nuk do të votojmë për formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Jevtiq, transmeton Koha.net.

“Sa i përket demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, kjo çështje është problem i shqiptarëve dhe nëse vjen në rend dite në Kuvend ne edhe më tej do të jemi të përmbajtur”, ka thënë veç të tjerash ai.