Arbëri

Dridhje toke në Vermosh, disa shtëpi të plasaritura

Descriptive Text

Disa lëkundje sizmike (Tërmet) janë ndjerë në zonën veriperëndimore të vendit.

Rexhep Koçi i Departamentit të Sizmologjisë, në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se lëkundjet sizmike janë ndjerë në zonën verilindore të Vermoshit. Në këtë zonë, sipas tij, janë verifikuar dhe disa plasaritje në mure të disa banesave.

“Është regjistruar një ngjarje sizmike në orën 11:46’ në verilindje të Vermoshit, jashtë territorit të vendit. Të dhënat tregojnë se ka pasur magnitudë 5.4 me një thellësi deri në 20-25 kilometra. Në lidhje me dëmet, ne nuk kemi informacione të drejt për drejta, por nga Emergjencat Civile kemi mësuar se disa qytetarë nga Vermoshi kanë dalë edhe nga shtëpia, por s’ka dëmtime të mëdha në banesat e tyre, por disa plasaritje të vogla, suva të rëna apo të tjera si këto. Në lidhje me ndjeshmërinë me aq sa informacione kemi deri tani është ndjerë në Bajram Currë, Shkodër, Peshkopi dhe në zonat më në jug të zonës ku ka qenë epiqendra. Por në intensitet më të vogël. Situata është nën monitorim, pasi ka pasur dhe lëkundje të tjera më të vogla me magnitudë më të vogël. Deri tani (13:22’) janë regjistruar mbi 25 të tilla. Informacioni është duke u verifikuar ende, dhe pasimit. Tërmetet me magnitudë mbi 4.5 ballë vijojnë gjithnjë me lëkundje të tjera”, tha Koçi.