Arbëri

Jep dorëheqje Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tij drejtuese në Lëvizjen Vetëvendosje.

Koha.net këtë e ka konfirmuar edhe nga burime brenda partisë, por ndërkohë edhe vetë Dardan Sejdiu e ka konfirmuar për KTV.

Sejdiu më pas i ka dërguar një letër partisë, ku mësohet se ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka njoftuar se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i VV-së.

Kujtojmë se së fundi dhanë dorëheqje edhe Visar Ymeri dhe Aida Dërguti.

Për dorëheqje të Sejdiut, përgjigje nuk dha kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Ai tha se është diskutuar për dorëheqjet tjera, por kjo e Sejdiut erdhi vonë.

“Nuk u diskutua sepse ajo ka ardhur me vonesë. U diskutuan dorëheqjet e tjera dhe u vendos që këto gjëra të diskutohen në kryesi në mbledhjet e radhës”, tha Ahmeti duke lëshuar mbledhjen e kryesisë për të vazhduar në një mbledhje në komunë, raporton KTV.

{gallery}