Arbëri

Molliqaj e quan absurd dënimin e Kurtit dhe deputetëve tjerë për gazin lotsjellës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj e ka quajtur të padrejtë dhe absurd dënimin me kusht me 5.5 vjet burgim të kolegëve të tij, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiut dhe Faton Topallit.

“Është i padrejtë sepse këta deputetë e mbrojtën Republikën pikërisht kur ajo rrezikohej përmes Zajednicës dhe Demarkacionit. Ndërsa, është absurd sepse vet Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Zajednica bie ndesh me dhjetëra nene të Kushtetutës sonë. Në anën tjetër, komisioni i ri shtetëror vërtetoi se marrëveshja për Demarkacionin ishte gabim”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Në vendin tonë sot po arrestohen e dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë i shohim nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë. Por kjo duhet dhe do të ndërroj shpejtë. Sepse Kosova duhet të zhvillohet e të ecë përpara pa krim e korrupsion”, ka shkruar ai.