Arbëri

Sefaj paralajmëron masa ndaj policëve pas sulmit ndaj drejtorit të PTK-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj ka reaguar pas sulmit ndaj Agron Mustafës, Drejtorit të Postës dhe Telekomit të Kosovës, nga dy policë të Kosovës.

Sefaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur shqetësimet ndaj këtij sulmi duke thënë se pas përfundimit të hetimeve do të merren veprime konkrete.

“Rastin e sulmit ndaj kryeshefit të Telekomit të Kosovës jam duke e përcjellë me seriozitet. Pas përfundimit të hetimeve do të dalim me veprime konkrete”, ka shkruar Sefaj.

Mustafa është sulmuar sot në qendër të Prishtinës nga, siç thotë ai, dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, ky i fundit i njohur me nofkën “Tarkani”.