Arbëri

Festë në Baincë për të liruarit e rastit Kiçina

Pas më shumë se 15 vjetësh burgim, vëllezërit Arsim e Burim Ramadani bashkë me Arben Kiçinën do ta presin fundvitin pranë familjarëve të tyre. Amnistia e presidentit për tre të dënuarit, ka gëzuar gjithë fshatin Baincë.

Nën drita të fishekzjarrëve e muzikës popullore shumë mysafirë zbarkojnë tek dyert e familjes Ramadani.

Festa në Baincë ka pasuar vendimin në Prishtinë të presidentit Thaçi për faljen e dënimit për dy vëllezërit e kësaj familje, Arsimin e Burimin si dhe shokun e tyre Jeton Kiçina.

I vëllai, Faton Ramadani, tregoi se deri tek kjo ditë, ka kaluar një rrugë të gjatë në procese të drejtësisë.

Vet Arsimi e Burimi nuk dëshirojnë të flasin, për shkak të emocioneve. Por, gëzimin e shprehin familjarët e tyre.

Vëllezërit Ramadani dhe 3 vëllezërit Kiçina ishin dënuar për vrasje të rëndë të një familje prej 5 anëtarëve. Hamëz Hajra, ishte ish-oficer i Policisë serbe në kohën e ish-Jugosllavisë derisa ishte tentuar të vritej edhe më parë.

Bazuar në një hulumtim që KTV ka bërë më herët, rezultonte se në vitin 2000, Hajra kishte nisur të bashkëpunonte me Tribunalin e Hagës, si dëshmitar.