
Vetëvritet një mashkull në Gjilan
17 shkurt 2017 10:49
Një mashkull në Gjilan është gjetur i vetëvrarë në shtëpinë e tij, bëhet e ditur përmes raportit të sotshëm të Policisë së Kosovës.
Në Gjilan, më 16 shkurt, në orën 07:03 ishte raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull, K/shqiptar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë gjetur një pistoletë , një gëzhojë dhe katër fishekë, thuhet në raport, transmeton koha.net.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.