Arbëri

MMPH me gjashtë zëvendësministra!

Në konferencën e fundvitit me gazetarë, ministrja e Mjedisit Albena Reshitaj tha se secili prej 6 zëvendësministrat e kësaj ministrie do të ketë punë në ministri.

“Ne jemi një koalicion i madh qeveritar dhe është vendosur për një numër të madh të zëvendësministrave dhe besoj që do të ketë hapësirë dhe mundësi që të kontribuojnë edhe ata. Prej janarit kam menduar të bëj një plan veprimi që edhe ata të kontribuojnë, besoj që do të ketë punë për të gjithë, sidomos në një ministri si kjo”, tha ministrja Reshitaj.

Ajo e ka cilësuar si sukses të veçantë arritjen e marrëveshjes me banorët e Hades dhe Shipitullës për shpronësim nga pronat e tyre, përcjell transmetuesi publik.

“Një sukses i veçantë është edhe puna jonë e përbashkët me MZHE-në dhe kryeministrin për çështjen e zhvendosjes në zonat e Shipitullës dhe Hadës. Ne si ministri kemi filluar menjëherë me procedurat e shpronësimit”, tha ministrja Reshitaj.

Ministrja Reshitaj kishte premtuar në Emisionin Jeta në Kosovë se do të zëvendësojë qymyrin në 3 institucione shkollore me drunj dhe këtë premtim ajo e kishte mbajtur.