Arbëri

Çështjet teknike vonojnë publikimin e raporteve të auditimit të financave të partive politike

 

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka pranuar një javë më herët nga Kuvendi 118 raporte financiare të partive politike, ato ende nuk janë bërë publike në uebfaqen e këtij Komisioni, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa Komisioni për mbikëqyrjen e financave publike ka kërkuar që publikimi të bëhet sa më shpejt, në KQZ kanë thënë se do t’i publikojnë sa më shpejt që të munden. Arsyeja e mospublikimit të tyre, sipas KQZ-së, është teknike.