Arbëri

Mbi 200 kravata për kryeministrin e Kosovës

Sot mbahet një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ do të shkojnë t’i dërgojnë kravatat kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ia ka rritur pagën vetes qindpërqind, e që tani e merr 2950 euro.

Në një emision televiziv Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dal gjithqysh.

Aksioni simbolik ‘humanitar’ fillon në ora 12:00 dhe mbahet para Qeverisë së Kosovës, ku do t’i dërgohen kryeministrit më shumë se 200 kravata.