Arbëri

Mot relativisht i butë gjatë javës së ardhshme në Kosovë

IMHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në javën e fundit të këtij viti do të mbajë mot relativisht i butë në Kosovë.

“Java e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius duke shënuar rënie në fundjavë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

IHMK shton se, “nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në fundjavë do të ketë kushte për reshje bore”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi maksimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.