Arbëri

AKR kundër shfuqizimit të Speciales?

Descriptive Text

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale e ka cilësuar si veprim të dëmshëm e që madje do ta izolonte Kosovën.

Këtë e ka thënë përmes një postimi në Facebook, e ndërsa ka shtuar se porosia ambasadorëve të huaj tregoj se nuk mund të luhet me fatin e 2 milionë kosovarëve.

Postimi i plotë i Bahtirit në Facebook:

Iniciativa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale është veprim shumë i dëmshëm, që do ta izolonte Kosovën nga bota.

Porosia e ambasadorit amerikan, përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadorëve tjerë të shteteve mike të Kosovës, tregon se nuk mund të luhet me fatin e dy milionë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju bëjë apel gjithë deputetëve që të distancohen nga kjo inciativë, e cila mund të na kthej njëzetë vite prapa.