Arbëri

Gashi: Propozuesit për shfuqizimin e Speciales u dorëzuan

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka dhënë qëndrimet e LDK-së dhe të tij për sa i përket tentimit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai tha se brenda në takimin e LDK-së ku po marrin pjesë edhe ata të Vetëvendosjes, ambasadori amerikan Greg Delaëie dhe ambasadori britanik Ruairi O’Connell, u diskutua për çështjet e fundit por nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, shkruan Koha.net.

“S’pati kurgjo të jashtëzakonshme. Çka po ndodh është menaxhim i situatës së krijuar në mënyrë të palogjikshme”, tha ai duke shtuar se gjithçka është nën kontroll.

“Kosova është në anë të sigurt” tha Gashi e shtoi se propozuesit për shfuqizimin e Speciales u dorëzuan.

Ai në fund tha “Mendoni që kjo është serioze çka po bëjnë ata?