Arbëri

Konjufca i bashkohet O’Connell në zyrën e LDK-së

Pak pas hyrjes së ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell në zyrën e Grupit Parlamentar të LDK-së me Avdullah Hotin, atij i është bashkuar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Konjufca ka thënë për KTV se ka shkuar për të parë edhe qëndrimin e LDK-së për atë që pritet të ndodhë.

O’Connell në zyren e Grupit Parlamentar të LDK-së

Kujtojmë se LDK e ka konsideruar të rrezikshme Ligjin për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ndërkaq Vetëvendosje ende s’e ka bërë të qartë qëndrimin e vetë edhe pse Koha.net ka provuar të kontaktojë me Glauk Konjufcën.

Vetëvendosje s’e bën të qartë qëndrimin rreth zhbërjes së Speciales