Arbëri

Një muaj paraburgim ndaj pesë personave që sulmuan me mjete të forta një tjetër në Gjilan

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurve A.S., A.S., L.S., E.A., E.I.

Siç njofton kumtesa nga kjo Gjykatë, të pandehurit, shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit dhe Novobërdës, dyshohet se me datë 21.12.2017, pas një mosmarrëveshje paraprake mes vete, kanë shkuar tek Restaurant “Berlini I” dhe në shenjë hakmarrje kanë sulmuar personin A. M., duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit me mjete të forta metalike. Me këtë rast i viktima është dashur të marr trajtim në Spitalin Regjional të Gjilanit, transmeton Koha.net.

Me këto veprime të pandehurit, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale në bashkëveprim: 1) lëndim i rëndë trupor, 2) mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, 3) kanosje dhe 4) posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepra këto të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim deri më datë 20.01.2018.

Gjykata Themelore njofton se palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.