Arbëri

Mustafa thotë se kanë plotësuar 94 nga 95 kushtet për liberalizim të vizave

Descriptive Text

Kreu i LDK-së e kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në manifestimin për 27 vjetorin e degës së kësaj partie në Podujevë, foli edhe për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Tha se shtetit të Kosovës i janë hapur dyert që qytetarët të lëvizin pa viza në shtetet e BE-së, porse duhet plotësuar edhe kushtin e fundit, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“I kemi plotësuar 94 kushte nga 95. I 95-i është demarkimi i kufirit me Malin e Zi. Dorën në zemër asnjë vendi tjetër nuk i është vënë ky kusht por vetëm Kosovës. Ne tani nuk mund të vendosim për kushtet që jep Evropa, ne duhet të vendosim për atë çfarë duhet të bëjmë ne që të plotësojmë këto kushte. Ne e kemi mat nja katër herë territorin e Kosovës në të gjitha mënyrat, edhe vet edhe me ndërkombëtarë na ka dal se Kosova kurrë s’ka pasur më shumë territor se sa e ka tani dhe që nuk kemi humb asnjë metër katror dhe nuk kemi arsye që t’i mbajmë qytetarët peng që vetëm Kosova në Evropë të jetë e izoluar”, tha Mustafa.

Mustafa nuk ka folur se kur do ta procedojë për miratim në Kuvend marrëveshjen për kufirin. Mbrëmë në Interaktiv, këshilltari i tij, Sokol Havolli ka thënë se demarkacioni pritet të shkojë në Kuvend në fund të marsit apo në fillim të prillit.

Pos demarkacionit, Kosovës në fund i ishte vënë kusht edhe angazhimi më i madh në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit.