Arbëri

Haradinaj e njofton edhe Veselin me raportin 100 ditësh të Qeverisë

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, raportin e tij 100 ditësh të punës së Qeverisë.

Në takimin mes këtyre dyve, Haradinaj ka thënë në këtë raport janë të përfshira vetëm një pjesë e punëve.

“I nderuar miku im Kadri, e kam nderin që në emër të Qeverisë të sjellë raportin 100 ditor. Është veçuar një pjesë e punëve të Qeverisë. Nuk kanë qenë 100 ditë të lehta e të mira, kishte shumë punë e vështirësi”, tha Haradinaj gjatë dorëzimit të raportit.

Ndërsa, Kadri Veseli e pranoi se këto 100 ditët e para të Qeverisë kanë qenë me sfida.

“E falënderoj kryeministrin për këtë gjest. Ky raport qysh sot do t’i dërgohet edhe deputetëve. Është 100 ditë me sfida. Ne do të vazhdojmë në këtë formë kjo është mënyra më e mirë”, tha ai.