Arbëri

Për Haradinajn, rritja e çmimit të rrymës është e tepërt

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haraidnaj, në një intervistë për Interaktiv të KTV-së, foli për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, dhe tha se është projekti më i madh që i ka ndodhur vendit për një kohë të gjatë.

Në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, Haradinaj tha se vendi aktualisht është duke blerë rrymë shumë shtrenjtë dhe tha se shtrenjtimi prej 18 për qind është i tepërt.

“Rritja e çmimit prej 18 për qind është tepër. Duhet të shkojmë me një tempo tjetër, sepse kjo është e tepërt”, tha ai.