Arbëri

Presidentja e Zvicrës uron Thaçin për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit.

Në urimin e saj, e para e Zvicrës ka shprehur bindjen e saj se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe më shumë.

“Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale. Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.