Arbëri

Lista Serbe kundër Ushtrisë së Kosovës e pro Gjykatës Speciale

Descriptive Text

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër e ministër në Qeverinë e Kosovë, thotë se Lista Serbe nuk do ta përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës ndërsa e përkrah formimin e Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.

“Në një luftë është e pamundur që vetëm njëra palë të jetë fajtore e të akuzohet për çdo gjë e pala tjetër pothuajse për asgjë. Është shumë e rëndësishme që për shkak të së ardhmes dhe bashkëjetesës, të përgjigjen me emër e mbiemër ata që kanë bërë lufte në mënyrë që gjërat të mos përgjithësohen”, ka thënë për dw Jevtiq.

Ai nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse e njeh Republikën e Kosovës ministër i të cilës është.

Ka theksuar se rezultatet e kthimit të serbëve të shpërngulur në Kosovë janë pothuaj dëshpëruese.

“Janë të të shpërngulur 200 mijë serbë e janë kthyer vetëm 20 mijë”, ka theksuar Jevtiq.