Arbëri

Pajtime për vazhdimin e bashkëpunimit të Policisë me KFOR-in

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, ku u vlerësua e qetë dhe stabile, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi i mirë mes institucioneve është jashtëzakonisht i rëndësishëm sa i përket sigurisë së gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Sefaj falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve të sigurisë në Kosovë, në veçanti Policinë e Kosovës.

Ai dhe komandanti i ri i KFOR-it, u pajtuan se koordinimi i veprimeve midis Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe këmbimi i informatave duhet të vazhdojë më tutje.