Arbëri

Liderët e Ballkanit të hënën në darkë pune te Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme e Siguri Federica Mogherini, të hënën, më 18 dhjetor në Bruksel, do t’i tubojë kryeministrat e gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net.

Siç njoftojnë medie, në darkë janë ftuar kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina.

Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin pjesëmarrës.