Arbëri

Pse Mimoza Kusari Lila i tha “bravo” Ramush Haradinajt

Deputetja e Alternativës Mimoza Kusari - Lila ka polemizuar, përmes Facebookut, me kryeministrin Ramush Haradinaj lidhur me përgjigjen e ti për Projektligjin për Qeverinë, transmeton Koha.net.

Ajo ka “përgjigja e Haradinajt dëshmon për paaftësinë tij për të menaxhuar me koalicionin qeverisës.

Kusari – Lila ka shkruar:

“Sot në Kuvendin e Kosovës i pyetur për ligjin për Qeverinë, Kryeministri u përgjigj:

“Me duhet të ju them se për ligjin për qeverinë nuk e kam mbështetjen, andaj duhet që atë të sjellim në Kuvend për qeverinë e ardhshme”.

Përgjigja Keyeministrit: S’je në gjendje me sjellë ligj për Qeverinë tënde e don me sjellë ligj për qeverinë tjetër?!?!

Dy të mira i ka përgjigja e Kryeministrit:

1. konfirmon pa aftësinë e tij me menaxhu me Qeverinë dhe koalicionin që vet e lidhi dhe

2. E pranon se nuk fiton më kurrë tjetër (çerek) mandat qeverisës.

Bravo, shumë vizionare dhe e guximshme përgjigja, Kryeministër!”