Arbëri

Ministri i Zaevit lë pozitën në qeveri për atë të deputetit

Ministri pa resor Samka Ibraimovski i angazhuar për implementim të Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, paralajmëroi se do të lëshojë postin ministror. Ibraimovski ka sqaruar se shkak për largimin nga posti ministror është se ka vendosur që të jetë deputetë në Kuvend, sepse për shkak të emërimeve nga lista e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit, atij i ka ardhur radha për deputet.

Siç njoftoi kabineti i tij, Ibraimovski sot do të nënshkruajë deklaratë në KSHZ që e pranon funksionin e deputetit, shkruan Gazeta Lajm.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Ibraimovski ishte në listën e kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në njësinë e pestë zgjedhore.