Arbëri

Xhelal Sveçla reagon ndaj Visar Ymerit

Pas Liburn Aliut, edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla i ka reaguar kryetarit të partisë, Visar Ymeri, ai ka shkruar se “disa individë dojnë t'ia imponojnë qëndrimet dhjetëra-mijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetëra-mijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi”.

Postimi i Sveçlës në Facebook:

Demokracia e brendshme nuk jetësohet duke e anashkaluar procedurat, mbledhjet dhe rregullat që kemi zbatuar çdo herë.

Ne kemi kërkuar të mbajmë mbledhje të kryesisë e ato janë shtyrë apo nuk janë mbajtur. E këtë besoj tashmë e kanë lexuar të gjithë në letrën që i kam drejtuar kryesisë.

Tash dëgjuam në TV sesi as Këshilli i Përgjithshëm nuk duhet të mbahet tash por në një kohë tjetër.

U tha se nuk është i dobishëm diskutimi në Këshill të përgjithshëm. E po ashtu këtë diskutim nuk e ka bërë asnjëherë më parë në mbledhje të kryesisë por sot e pamë në TV.

E si. përmes të ashtuquajturave rrugë konsensuale? Si? Albini nuk bën e unë, Visari ndoshta …

Disa individë dojnë t'ia imponojnë qëndrimet dhjetramijëra aktivistëve. Le të flasin këta dhjetramijëra aktivistë, në këshillin e përgjithshëm përmes delegatëve të tyre, e veç e veç përmes votës në zgjedhjet për kryetar të Lëvizjes. Kurse këta të deklarohen a janë pronarë, a kanë drejtë vetoje apo të drejtë shantazhi.