Arbëri

Delawie: Pajtimi për të kaluarën i shërben të ardhmes më të ndritur

Descriptive Text

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, e ka mirëpritur krijimin e ekipit përgatitor për Komisionin e së vërtetës dhe pajtimit në të ardhmen, e iniciuar nga presidenti, Hashim Thaçi.

Delawie ka këshilluar kosovarët që të shikojnë përpara.

“Përgëzoj Kosovën për krijimin e ekipit përgatitor të Komisionit për të vërtetën dhe pajtimin. Shikoni përpara për të ndjekur punën jo partiake me pajtimet me të kaluarën për një të ardhme me të ndritur”, ka shkruar Delawie në Twiter.