Arbëri

Sherifi e quan normale punësimin e djalit të Fatmir Limajt në MTI

Descriptive Text

Bilall Sherifi i Nismës, duke iu përgjigjur pyetjes në “Interaktiv” të KTV-së se si është Durim Limaj, djali i zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, emëruar këshilltar në Ministrinë e Tregtisë e Industrisë që udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës, ka thënë se kjo duhet parë si një proces normal dhe ofrim shanse për një të ri.

“Durim Limaj ka edukim dhe përgatitje profesionale në SHBA dhe ai i nevojitet asaj ministrie. Është këshilltar dhe nuk mund të flitet për nepotizëm pasi edhe fëmijët e politikanëve kanë të drejtë për punësim në institucione”, ka thënë Sherifi.

“Është djalë i ri të cilit nuk duhet t’i pengohet puna vetëm pse babanë e ka kryetar partie, nuk është përdorur pushteti për ta dërguar në borde, atij duhet t’i jepet mundësia si djalë i ri që ka kryer edukim. Kemi respekt edhe si ekspert”, ka thënë ai.