Arbëri

Izetbegoviq tregon se kur mund ta njohë Bosnja Kosovën

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviq deklaroi sot se Kosova nuk mund të njihet si shtet derisa për një vendim të tillë të mos ketë konsensus në Presidencës e Bosnjë e Hercegovinës.

"Njohja nuk mund të ndodhë derisa për një vendim të tillë të mos ketë konsensus në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës”, tha Izetbegoviq në një intervistë për portalin sarajevas Klix, transmeton kp.

Ai ka thënë se mediat dhe politikanët në Serbi dhe Republikën Serbe drejtuan ndaj tij kritika pasi në një intervistë për Deutsche Welle përsëriti qëndrimin e tij mbi njohjen e Kosovës si shtet.