Arbëri

VMRO-DPMNE i kërkon Zaevit ta hedh poshtë Platformën shqiptare

Zoran Zaev nuk kishte guximin që të heq dorë dhe ta hedh poshtë Platformën shqiptare, por shkoi edhe më larg duke theksuar se do të debatoj për çështje të cilat janë të interesit nacional dhe shtetëror.

“Piter Vanhojte, duke shpalosur qëllimet e Zaevit, ka hapur debat për federalizmin e Republikës së Maqedonisë. Për këtë deklaratë skandaloze të Vanhojtes, LSDM-ja hesht, ashtu siç hesht edhe për deklaratat shokante të deputetes shqiptare, Mesil Doda, e cila në mënyrë direke u kërcënua se në rast se ai heq dorë nga Platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen rreth realizimit të ëndrrës për Iliridën” , thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Heshtën edhe kur Ziajdin Sela e mohoi identitetin maqedonas, duke theksuar se para 100 viteve nuk kanë ekzistuar maqedonasit në këto hapësira”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.