Arbëri

Kryetari i Mitrovicës ngushëllon familjen Peci për vdekjen e aktorit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Bahtiri shpreh ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve për vdekjen e aktorit Blerim Peci

“Me rastin e vdekjes së aktorit tonë, Blerim Peci, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve te Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

“Në këto çaste të rënda, bashkëndjej me dhimbje e pikëllim ikjen nga jeta të aktorit tonë i cili skenës artistike i ka falur personazhe të ndryshe. Pra, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve te Komunës së Mitrovicës, të gjithë familjarëve, miqve e kolegëve t’ju shpreh ngushëllimet e mija. Lutemi të gjithë që shpirti i tij të pushojë përjetësisht në paqe”, citohet të ketë thënë Bahtiri.