Pak orë pasi një pjesë e deputetëve u përplasën fort me Policinë e Kosovës për të penguar arrestimin e Albin Kurtit, një diskutim i pakëndshëm ndodhi në grupin e përbashkët të deputetëve të Vetëvendosjes në Viber.
Dardan Molliqaj kishte informuar deputetët e tjerë se ishte arrestuar sërish deputetja Donika Kadaj Bujupi.
KTV-ja merr vesh se deputetja Aida Dërguti ka besuar se po i shkruan privatisht Molliqajt kur e ka bërë këtë pyetje ofenduese për Kurtin.
Dukagjin Gorani duket konfuz me situatën.
Komunikimi i pazakonshëm ka nxitur përplasje në partinë që udhëhiqet nga Visar Ymeri.
Përgjigjja e Dërgutit që po i drejtohej Molliqajt vërteton atë që në Vetëvendosje ishte sekret publik – ndarjen në dy kampe, me pikërisht Molliqajn në krye të grupit kundër Kurtit.
Siç mëson KTV-ja grupi kundër tij, i kishte kërkuar në formë sugjerimi Kurtit që të mos garojë për kryeministër në zgjedhjet e qershorit, pasi që besonte se nuk do të merrte përkrahje.
Rreshtimi i Dërgutit me Molliqajn lidhet edhe me refuzimin e saj për të kandiduar për kryetare të Vushtrrisë.
Dërguti ishte ankuar për probleme shëndetësore, duke refuzuar insistimin e Ymerit e Kurtit për të qenë ajo kandidate për qytetin e saj.
Një pjesë e kryesisë së Vetëvendosjes, pasi ka parë mesazhin i ka shkruar kryetarit të partisë, Visar Ymeri duke i kërkuar sqarime.
Në korrespodencën e siguruar nga Koha.net, dega e Tiranës habitet me tentimin e Ymerit për të mbajtur të fshehtë rastin.
Ymeri në përgjigje u tregon se fyerja e Dërgutit është e patolerueshme, dhe se e ka qortuar atë privatisht.
Kjo nuk u ka mjaftuar ankuesve që kanë kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë.
E Ymeri e pranon se ofendime e fyerje në publik e prapa shpinës mes deputetëve e aktivistëve ka një vit që janë prezente në këtë parti.
Albin Kurti bashkë me Donika Kadajn, po mbahen në paraburgim për hedhjen e gazit lotsjellës, akt që e kishte bërë edhe Aida Dërguti në disa raste në Kuvend.
Kjo parti arriti të fitonte më së shumti deputetë në Kuvend në zgjedhjet e qershorit.
-
8 dhjetor 2017 19:05
-
Shpërndaje në: