Arbëri

Ndihmat e Kosovës për zonat e prekura nga përmbytjet në Shqipëri

Qeveria e Kosovës dhe forcat e sigurisë së Kosovës kanë vënë në dispozicion të zonave të përmbytura të Shqipërisë mjete të rënda dhe asistencë teknike edhe për ndërtimin e urave të dëmtuara nga moti i keq, raportoi abcnews.al. Disa ditë më parë Kosova ka dhuruar edhe ndihma në ushqime për familjet dhe gjënë e gjallë.

16 kamionë dhe mjete të rënda kaluan përmes Doganës së Morinës në Kukës.

Destinacioni i tyre janë zonat e përmbytura.

Qeveria e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë akoorduar ndihma në mjete dhe asistencë teknike për familjet që u prekën nga vërshimi i lumit Vjosë.

Ata do të bashkëpunojnë për ndërtimin e urave që u dëmtuan nga përmbytjet e diteve të fundit.

Për ti pritur në doganë shkoi zëvendës shefi i shtabit të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Dedë Prenga. Ai falënderoi qeverinë dhe forcat e sigurisë së Kosovës për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Gjeneral brigade dhe zëvendës shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Dedë Prenga: “Qeveria e Kosovës dhe forca e sigurisë së Kosovës i është gjendur vendit tonë dhe personelit në nevojë, sidomos në zonën e qarkut Fier-Vlorë në ndihmë e mbështetje morale e materiale. Kjo që shihni është një pjesë e ndihmës, mbështetjes, e qeveria e Kosovës ka dhënë dhe vazhdon të japë për njerëzit në nevojë dhe për të gjithë strukturat e tjera të gjendura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, por kryesisht ato teë goditura meë rëndë siç është qarku i Fierit dhe qarku i Vlorës”.

Gjeneral Lejtnant i Forcave të Armatosura të Kosovës, Rrahman Rama, tha se u morën masa në kohë rekord për t’iu ardhur në ndihmeë qytetarëve të Shqipërisë.

Gjeneral Lejtant, Rrahman Rama: “Bazuar në ligjet tona për dislokim, për aktivitete humanitare, janë marrë të gjitha masat dhe ne, me ato mundësi dhe me ato kapacitete që kemi, do t’ju dalim në ndihmë autoriteteve shqiptare dhe në këtë rast ushtrisë shqiptare që sado pak ti sanojmë ato dëmet që kanë shkaktuar përmbytjet e fundit”.

Kjo është hera e tretë në pak ditë që në drejtim të territorit të Shqipërisë kanë udhëtuar ekipe profesionistësh të emergjencave, asistencë teknike si dhe kamionë me ushqime në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.