Arbëri

Gold AG akuzohet nga Prokuroria për nxitje të urrejtjes ndërfetare

Kënga “Shqiptar 2” do ta sjellë para gjykatës reperin nga Presheva, Arian Agushi, i njohur ndër shqiptarë si Gold AG.

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka akuzuar atë për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pas denoncimit që ia ka bërë atij në nëntor të vitit 2014 ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, njëherësh ambasadore e Kosovës në Itali.

Një pjesë e shkëputur nga kënga “Shqiptar 2” është konsideruar si provë kryesore, sipas aktakuzës të cilën e posedon “Koha Ditore”. Me këtë ajo ka ardhur në përfundim se ka elemente të kryerjes së veprës penale të lartcekur nga reperi Gold AG.

Aktakuza është ngritur nga prokurori Naim Abazi, kurse hetimet rreth këtij rasti patën filluar më 21 nëntor të vitit 2014. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.