Arbëri

Komisioni parlamentar “fshehtas” organizon punëtori dyditore në Durrës

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në mbledhjen e fundit të tij, pas mbylljes së mbledhjes për media për arsye “teknike dhe organizative”, kishte marrë vendim që të organizojë një punëtori dyditore në Shqipëri për të harmonizuar amendamentet për Ligjin mbi RTK-në dhe dy ligjeve të tjera.

Propozimi që punëtoria të mbahet gjatë këtij vikendi në Shqipëri kishte ardhur nga kryetarja e Komisionit, Xhevahire Izmaku, i cili është përkrahur edhe nga deputetët e tjerë anëtarë të Komisionit, me përjashtim të deputetes së Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, shkruan sot Koha Ditore.

Ky propozim kishte marrë pëlqimin para mbajtjes së dëgjimit publik për ndryshimet për Ligjin mbi RTK-në, dëgjim ky që u mbajt pas reagimeve nga palët e interesit për jotransparencë gjatë amendamentimit të ligjit.

Edhe Zyra e Bashkimit Evropian kishte shprehur brengën rreth mungesës së transparencës në hartimin e amendamenteve të Ligjit për RTK-në, duke kërkuar që të lejojë publikun që të marrë pjesë në debatin mbi këto amendamente. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore) 

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.