Arbëri

Demarkacioni s’e vë në rrezik koalicionin qeverisës

Secili vendim, që do të marrë Kuvendi në lidhje me Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, vlerësohet se duhet të ketë kosto edhe për koalicionin qeverisës. Kjo për shkak të qëndrimeve të ndryshme që, për këtë çështje, i kanë proklamuar deri tash partnerët e koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.

PDK-ja, subjekt kryesor në pushtet, në pjesën e parë të këtij viti i pati bashkuar votat me opozitën e atëhershme, për të mbështetur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës ishte. Këtë votë e kishte justifikuar me mungesën e “vendimmarrjeve të mëdha” nga Qeveria që drejtohej nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e veçmas me mungesën e vendimmarrjes që lidhej me demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita, pjesë e së cilës ishte edhe AAK-ja dhe Nisma, që tani bashkëqeverisin me PDK-në, gjatë gjithë mandatit të shkuar kishin demonstruar rezistencë të fortë kundër Marrëveshjes së kufirit.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditor)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.