Arbëri

Kush në Shtëpinë e Bardhë i tha Daçiqit: Unë jam nga Kosova

Descriptive Text

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq kohë më parë u ndie shumë pisk dhe i befasuar në takimin me këshilltarin për Siguri Kombëtare Herbert Raymond Mcmaster.

Njeriu që qëndronte para zyrtarit të lartë amerikan i tha Daçiqit: Unë jam nga Kosova.

Medie “zbulojnë” se fjala është për Yll Bajraktarin, i cili aktualisht është dora e djathtë e Mcmasterit dhe njeri shumë i besueshëm i tij.

Por, ankohet portali mondo i Beogradit, ky nuk është kosovari i vetëm i pozicionuar lartë në administratën aktuale të SHBA-së, transmeton Koha.net. Është edhe një Bajraktar, Ylberi, i cili gjendet në një pozitë jo më pak të rëndësishme në Këshillin për Siguri Kombëtare e Politikë të Mbrojtjes.

Vëllezërit Bajraktari, shqiptarë me origjinë nga Prishtina, i prezanton ky portal, kanë punuar në administratën e ish-presidentit amerikan Barack Obama, ndërsa edhe tash kanë role të rëndësishme në Washington.

Vëllai i vogël, Ylberi, ka diplomuar në Universitetin Prinston, ka punuar në Irak me ish – drejtorin e CIA-s David Patreus e në Iran me Shtëpinë e Bardhë dhe me Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa i madhi ka mbaruar Harwardin dhe është marrë me Afganistanin e Indinë.

Ata, siç përcjell portali serb kanë emigruar si 20 vjeçar në SHBA. Në fillim miqtë dhe të njohshmit i kanë ndihmuar të gjejnë punë e të aplikojnë për universitete amerikane.

Me kohë u bënë shtetas amerikanë dhe u angazhuan në punë më serioze.

Kështu Ylber Bajraktari tani i informon çdo ditë shefat e vet për çështjet e politikës së jashtme lidhur me sektorin e Shtëpisë së Bardhë, bashkësitë informative dhe institucionet tjera.

Yll Bajraktarin zyrtarët e quajnë “gardian i derës” për këshilltarin e Sigurisë kombëtare, pasi ai klasifikon si dhe lejon të gjitha kërkesat dhe shënimet që i arrijnë Mcmasterit.