Arbëri

Demarkacioni rrezikon Qeverinë Haradinaj

 

Qëndrimet krejtësisht të kundërta të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, lidhur me çështjen e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, rrezikojnë qëndrueshmërinë e Qeverisë së Kosovës, të cilën e udhëheqë kryeministri Ramush Haradinaj, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Përderisa Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik brenda koalicionit qeverisës, ka shprehur qëndrimin se deputetët e saj do të votojnë në favor të ratifikimin të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi , Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë deklaruar se do të votojnë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.