Arbëri

Abdixhiku: E vetmja gjë që po rritet është kabineti qeveritar

Foto: Koha

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kritikuar draft-buxhetin e vitit 2018 të paraqitur nga Qeveria ka thënë se dyshja Veseli-Haradinaj nuk kanë mbajtur asnjë premtim të dhënë para formimit të Qeverisë sa i përket çështjeve ekonomike. Ai tha se me ketë buxhet nuk do të ketë as rritje ekonomike

Abdixhiku tha se gjatë fushatës, PAN kishte premtuar rritje të pagave për mësimdhënësit, punonjësit shëndetësorë, ata të administratës publike dhe punëtorët e KEK-ut, rritje të pagave prej 30 %, gjë e cila me ketë buxhet parashihet vetëm 3.5 për qind, shkruan KP.

Abdixhiku tha me buxhetin e vitit 2018 nuk do të ketë rritje ekonomike, porse e vetmja gjë që është rritur, është kabineti qeveritar.

“Këto premtime ishin fjalë të thata e mashtrime, s}do të ketë as rritje të pagave prej 30%, as dyfishim të buxhetit për Bujqësi as përmirësim të shëndetësisë dhe arsimit, s’do të ketë as rritje ekonomik prej 8 %. E vetmja gjë që po rritet në këtë kohë është kabineti qeveritar”, tha Abdixhiku.