Arbëri

Cilat lagje të Prishtinës shkaktojnë më së shumti ndotje dhe pse

Descriptive Text

Albena Reshitaj, ministre e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka thënë se sipas disa matjeve që kanë bërë, lagjet më të ndotura në Prishtinë janë Kodra e Diellit, pastaj vjen lagja e Muhagjerëve dhe Kodra e Trimave.

“Ndotja vjen kryesisht nga përdorimi i thëngjillit nga ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla”, ka thënë ajo, në Puls të KTV-së.

“Sipas informacioneve që posedoj rreth 200 shkolla në Kosovë e përdorin thëngjillin si mjet për ngrohje. Kemi edhe fakultete por edhe çerdhe që e përdorin. Është shumë shqetësuese dhe nuk e kuptoj si është lejuar kjo deri më sot”, ka thënë ajo.