Arbëri

Prokuroria vazhdon t’i mbajë jashtëligjshëm dokumentet që i sekuestroi në rastin Lumezi

 

Të gjitha dokumentet që u sekuestruan pa vendim gjykate nga Arkivi i Shtetit, e që u përdoren nga Prokuroria për Krime të Rënda, gjatë hetimit parapenal për dyshimet e dosjes së manipuluar të kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, po vazhdojnë të mbahen kundërligjshëm nga prokurori, Kujtim Munishi.

Kanë kaluar gjashtëmbëdhjetë ditë që kur kanë pushuar hetimet, por dokumentet ende vazhdojnë të qëndrojnë në Prokurorinë e Shtetit, raporton KTV.