Arbëri

LDK e Haradinaj nderojnë Rugovën në 73 vjetorin e lindjes

Zyrtarët e lartë të LDK-së, të prirë nga kryetari Isa Mustafa, kanë zgjedhur që për ditëlindjen e 73-të të Ibrahim Rugovës, nderimet t’ia bëjnë te shtatorja e tij.

Pasi ka vendosur një buqetë lulesh, për ish-presidentin Rugova, Mustafa tha se mbetet figura qendrore që ka vendosur themelet e shtetndërtimit të Kosovës, raporton KTV.

Por, kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, ka zgjedhur një tjetër vend për të respektuar personalitetin e Rugovës.

Ai fillimisht ka qëndruar te varri i ish-presidentit Rugova.

E pas kësaj, Haradinaj është nisur në rezidencën e familjes Rugova në lagjen “Velania” të kryeqytetit.

Bashkë me anëtarë të partisë së tij, kryeministri Haradinaj është pritur nga familja Rugova, të cilëve u ka folur për respektin e tij ndaj figurës së ish-presidentit.

Ish-presidenti Rugova, i lindur më 2 dhjetor të vitit 1944, vdiq më 21 janar të vitit 2006 pas një sëmundjeje të rëndë.